Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 20:28
Një turiste 79-vjeçare nga Sllovakia u mbyt pasditen e sotme në det, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Sipas raportimeve paraprake, turistja ishte duke u larë në ujë kur ka hasur probleme.
Autoritetet lokale ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ne vendngjarje policia po heton për rrethanat.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, te Shkëmbi i Kavajës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. R., 79 vjeçe, banuese në Sllovaki.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin/dokumentimin e plotë të rrethanave te ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.
