Stafi i Khamenei bisedime me Rusinë për të ikur nga Irani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 16:04
Burime iraniane të afërta me opozitën kanë informuar se stafi i udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, është “në bisedime me autoritetet ruse për një evakuim së bashku me familjet, në rast nevoje”.
Kështu raporton faqja e opozitës iraniane Iran International, me seli në Londër, e cila citohet shpesh nga mediat izraelite.
Ky informacion, i paverifikueshëm, i referohet veçanërisht një kërkese për strehim të sigurt për Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefin e kabinetit të Khamenei-t.
Ndërsa për vetë Ajatollahun, i njëjti burim kishte raportuar një ditë më parë se ai ndodhet së bashku me familjarët në një bunker në Teheran.
