Tre alpinistë ndërrojnë jetë nga g*ditja e rrufesë në Alpet Austriake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 11:58
Policia austriake ka njoftuar të hënën se tre alpinistë, dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, kanë humbur jetën nga një goditje rrufeje gjajë një stuhie në Alpet Tiroleze të Austrisë.
Duke cituar zëdhënësin e policisë, Reuters raporton se çifti, të dy rreth moshës 60 vjeç, dhe vëllai 62-vjeçar, janë goditur nga e njejta rrufe.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur të dielën pasdite, teksa personat po zbrisnin malin e Mittagsspitze, afër fshatit Flirsch.
Bëhet e ditur se trupat e tyre jane gjetur pranë një shtegu malor, në një lartësi prej 2,268 metrash.
