NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

Ministria e Jashtme e Iranit ka deklaruar se parlamenti i tij po përgatit një projektligj për tërheqjen nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Traktati, i cili hyri në fuqi në vitin 1970, synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore dhe përfundimisht të arrijë një botë pa armë bërthamore.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor, një pretendim që Izraeli e hedh poshtë.