Bie zjarr afër Urës së Kardhiqit, shkrumbohen tre hektarë me barëra dhe shkurre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2025, 17:55
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë pranë Urës se Kardhiqit.
Konkretisht zjarri ka rënë në rrugën që të çon në fshatin Palokastër.
Si pasojë e flakëve rrezikohet edhe një banesë.
Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuan 12 zjarrfikës, 2 automjete zjarrfikëse dhe dy automjete mbeshtetëse të cilat punuan për të izoluar zjarrin deri në fikjen e plotë të tij.
Nga zjarri u dogj një sipërfaqe rreth 3 hektarë me barëra e shkurre.
