Konferenca e IX e Arkivistikës në Kalabri: Po shkëmbejmë ide dhe materiale arkivore

Lorenc Agalliu, drejtor i Arkivave Shtetërore Vendore (DPA) përmes një interviste në Ora News tha se konferenca e nëntë e Arkivistikës me Arkivat e Kosovës tashmë një traditë që zhvillohet sot në Kalabri.

Agalliu: Konferenca e nëntë e Arkivistikës me Arkivat e Kosovës tashmë një traditë që zhvillohet sot në Kalabri, në kryeqendrën e arbëreshëve. Tashmë i erdhi radha një pjese tjetër të shqiptarëve që jetojnë jashtë, ku shumë rilindas kanë dhënë kontributin e tyre.

Ndërsa Mehmed Xhemajli, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës tha se ky event është edhe një shkëmbim shumë i mirë për idetë arkivore.

Xhemajli: Ne duhet të punojmë me një fanatizëm që të jetë një kontakt mbarëshqiptar ku ka shqipfolës, për t’i përfshirë të gjithë ata dhe të shkëmbejmë materiale arkivore. Në vazhdim dhe sipër, jam i mahnitur dhe i falenderoj të gjithë ata që po e realizojnë mbajtjen e këtij aktiviteti. Po shkëmbejmë idetë sa i takon Arkivës.