Kujdes “fiksimin” me solarët! Dermatologët: Rrisin ndjeshëm rrezikun për kancer të lëkurës

Në përpjekje për të pasur një ngjyrë tërheqëse për sezonin e verës, shumë të rinj zgjedhin të frekuentojnë kabinat e solarëve përpara pushimeve në plazh apo në pishina.

Por ndërsa kjo është kthyer në një trend të zakonshëm në fillim të verës, mjekët dermatologë paralajmërojnë se rreziku për shëndetin është i lartë.

Dermatologia Monika Fida paralajmëron se përdorimi i solarëve ekspozon lëkurën ndaj niveleve shumë të larta të rrezeve Ultra vjollcë

Sipas saj, kjo jo vetëm përshpejton plakjen e lëkurës, por rrit ndjeshëm edhe rrezikun për sëmundje serioze si kanceri i lëkurës.

Mjekët këshillojnë shmangien e solarëve dhe zgjedhjen e alternativave të sigurta për një ngjyrë të shëndetshme gjatë verës.