Zhvillohet në Tiranë Kongresi Ndërkombëtar i Dëshmitarëve të Jehovait
Në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet me një pjesëmarrje rekord Kongresi Ndërkombëtar i Dëshmitarëve të Jehovait.
Në ditën e dytë të tij mblodhi mbi 7 mijë pjesëmarrës nga më shumë se 30 vende të botës, ndërsa të dielën mbi 10.000
Ngjarja po zhvillohet në një atmosferë të jashtëzakonshme paqeje dhe respekti reciprok, duke shënuar një nga tubimet shpirtërore më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri.
Programi përfshiu ligjërata tematike me përmbajtje morale dhe shpirtërore, këngë adhurimi, si dhe përjetime personale që prekin zemrën.
“Ky kongres është një dëshmi e gjallë se dashuria dhe vëllazëria nuk njohin kufij. Shqipëria ka treguar jo vetëm mikpritje, por edhe gatishmëri të jashtëzakonshme për të mirëpritur besimtarë nga e gjithë bota.”
Pjesëmarrësit kishin gjithashtu mundësi të vizitonin pika historike dhe kulturore të Shqipërisë, duke njohur nga afër trashëgiminë dhe mikpritjen shqiptare.
