Një robot si ”këshilltar”/ “Teknova” me inteligjencë, ndihmon e jep përgjigje për pyetjet
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 15 Qershor 2025, 11:56
Ky është “Teknova”, një robot inteligjent i ndërtuar nga dy nxënës të klasës së 7-të, që mund t’ju përgjigjet menjëherë çdo pyetjeje.
Kjo pajisje inovative është ndërtuar nga Fabio Dobrushi dhe Stiven Kasa, nxënës të shkollës “Kristaq Rama” në Tiranë.
Fillimisht kanë ndërtuar modelin në kompjuter dhe më pas e kanë realizuar përmes teknologjisë së printimit 3D.
Roboti ofron këshilla dhe informacione në kohë reale për tema të ndryshme, duke u kthyer në një ndihmës virtual që komunikon në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
Ky projekt tregon aftësitë krijuese dhe teknologjike të nxënësve, por edhe përkushtimin e tyre për të përdorur dijen në zgjidhjen e problemeve të jetës së përditshme.
