MRV 'pushton' Shqipërinë/ Petani: Kemi ngritur qendrën rajonale të krizës, janë njoftuar bashkitë e policia
Përgjegjëse, Sektori i Mirëqënies së Kafshëve, AKVMB, Kristiana Petani e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora Neës u shpreh se është ngritur qendra rajonale e krizës.
Petani: Neve kemi ngritur qendrën rajonale të krizës e cila është në përbërjen e saj nga të gjithë veterinerët, nga të gjithë drejtorët e veterinarisë po ashtu edhe nga përfaqësues nga AKU.
Janë njoftuar të gjitha strukturat, bashkitë, policia e shtetit për të na ardhur në ndihmesë sidomos tek akset rrugore të cilat janë pak më problematike për qarkullimin e kafshëve.
Duke qenë se Ministria ka dalë me një urdhër për pjesën e ndalimit të lëvizjes së kafshëve, qoftë në kullota qoftë në tregje atëherë veterinerët, grupet e kontrollit kanë dalë si në akset rrugore po ashtu janë duke kontrolluar zonat që janë vatra të prekura.
Po ashtu janë edhe duke u mobilizuar për të kontrolluar të gjithë fermat në të gjithë Shqipërinë.
