Jaupllari: Murtaja e ruminantëve të vegjël është evidentuar në Shqipëri, janë marrë masat paraprake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2025, 21:21
Zv.Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se murtaja e reminantëve të vegjël është evidentuar në Shqipëri.
Jaupllari: Tashmë jemi në kushtet kur murtaja e ruminantëve të vegjël është evidentuar qartë në Shqipëri.
Dhe e konfirmuar edhe me analiza laboratorike.
Menjëherë pas konfirmimit të parë të rastit të parë në Postribë të Shkodrës është ngritur qendra e krizës në ministrinë e Bujqësisë.
Qendrën Kombëtare të Krizës për këtë sëmundje po e drejtoj unë.
Masat paraprake janë marrë menjëherë dhe është vazhduar me kqyrjen epidemiologjike.
Janë eliminuar kafshët të cilat përbëjnë rrezik për përhapjen e sëmundjes.
