NDRYSHON BUXHETI! 30 milionë euro shtohen për bujqësinë, 56 të siguria digjitale
Qeveria do të shpërndaje 30 milionë euro përmes një skeme të re të kredisë sovrane për bujqësinë. Për këtë qëllim është miratuar edhe ndryshimi në buxhetin e shtetit. Nga rishpërndarja 56 milionë euro shkojnë te siguria digjitale. Në deklaratë thuhet se fondet u siguruan nga kursimet
Qeveria ka miratuar ndryshimin e parë të buxhetit të shtetit. Në deklaratë thuhet se janë 11.8 miliardë lekë të kursyera që do të rishpërndahen në sektorë të tjerë, ndërsa shtohet se projektet ku ishin parashikuar këto shpenzime janë realizuar.
Në aktin normative parashikohet që 3 miliardë të shkojnë për bujqësinë.
Shuma do të jetë për të mbështetur një skeme të re të Garancisë Sovrane për këtë sektor me qëllim rritjen e aksesit në financë kryesisht për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe konkurrueshmërisë.
5.6 miliardë lekë do të shkojnë për sigurinë digjitale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme, përmes përmirësimit të infrastrukturës kombëtare.
Kjo edhe si një kërkesë e domosdoshme për të ecur paralel me zhvillimin e teknologjisë.
Në deklaratë thuhet se: “Pavarësisht këtij rishikimi, deficiti buxhetor mbetet i pandryshueshëm, në nivelin rreth 68.1 miliardë lekë dhe si rrjedhim edhe borxhi publik nuk ndryshon”.
Me miratimin e aktit normative ndryshimet vihen në zbatim menjëherë ndërsa brenda 45 ditëve do të duhet të miratohet edhe nga parlamenti.

