Qokaj: Kompanitë të mos i kushtojnë rëndësi vetëm krijimit të imazhit të tyre

Ekspertja e komunikimit, Bardha Qokaj e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se kompanitë nuk është e rëndësishme që ti kushtojnë vëmendje vetëm imazhit të tyre.

Qokaj: Ashtu siç u përmend nuk është vetëm e rëndësishme që kompanitë të kushtojnë vëmendje krijimit të imazhit të tyre.

Patjetër ky është hapi i parë dhe ndikon besimin tek konsumatori.

Ndikon në blerjen e kompanisë në treg dhe sigurisht në marrjen e vendimeve të konsumatorit përsa i përket një produkti të caktuar.

Po aq e rëndësishme është edhe ruajtja e imazhit.