I dënuar për trafik k*kaine, futbollisti holandez u arrestua në shtëpinë e tij në Dubai
Për më shumë se një vit, Quincy Promes i është shmangur drejtësisë holandeze.
Futbollisti, i dënuar me gjashtë vjet burg në vitin 2024 për përfshirjen e tij në trafikimin e 1.350 kg kokainë, pasi mori një dënim prej 18 muajsh në vitin 2023 për goditjen me thikë të kushëririt të tij, u arrestua nga policia e Dubait të enjten.
Sipas De Telegraaf, lojtari ndërkombëtar holandez (50 ndeshje, 7 gola) u arrestua në shtëpinë e tij pak pas mesnatës. Avokati i sulmuesit të Dubai United konfirmoi incidentin. Holanda kishte paraqitur një kërkesë për ekstradim, ndërsa Gjykata e Apelit e Amsterdamit hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për të revokuar urdhrin e ndalimit.
Quincy Promes pritet të transportohet me aeroplan në Holandë. Dënimi i tij total është shtatë vjet e gjysmë, ndërsa apeli i tij është ende në pritje.
