Studimi: Burrat apo gratë? Kush e ka më të vështirë të kërkojë divorcin

Dekada studimesh tregojnë se janë kryesisht gratë ato që marrin iniciativën për t’i dhënë fund martesës, edhe pse burrat zakonisht shfaqin dëshirë më të madhe për martesë. Edhe pse martesa përmirëson shëndetin, mundësitë profesionale dhe jetëgjatësinë e burrave, shumë prej tyre qëndrojnë në marrëdhënie të pakënaqura dhe shmangin divorcit. Psikologu Mark Travers shpjegon katër arsyet kryesore pas këtij fenomeni.

1. Përgjegjësia ndaj fëmijëve
Shumë burra qëndrojnë në martesë për shkak të përgjegjësisë ndaj fëmijëve. Për ta, shtëpia nuk është vetëm një vend fizik, por edhe një mjedis emocional ku krijohen lidhje dhe rutina të përditshme. Kur fëmijët mungojnë, shtëpia duket bosh dhe kjo i bën të ndihen të vetmuar dhe të pasigurt, duke i lidhur më shumë me marrëdhënien pavarësisht pakënaqësisë.

2. Frika nga humbja e stabilitetit
Divorci sjell pasiguri dhe ndryshime të mëdha në jetë, si çështje financiare, vetmi dhe humbje të rutinës. Kjo frikë e së panjohurës ndalon shumë burra të kërkojnë divorc. Ndërsa pas divorcit shumica e burrave kërkojnë të martohen përsëri, gratë janë më të rezervuara, duke shmangur përgjegjësitë që sjell martesa.

3. Shtypja e emocioneve
Për shkak të stereotipeve shoqërore, burrat shpesh nuk shprehin apo nuk njohin ndjenjat negative, duke i mbajtur brenda. Kjo ndikon në pakënaqësinë ndaj marrëdhënies dhe i bën të ndihen të bllokuar. Shpesh ata nuk arrijnë të pranojnë nevojën për ndryshim ose kanë frikë nga pasojat e divorcit.

4. Mungesa e miqësive të forta dhe cilësore
Edhe pse burrat zakonisht kanë miq të së njëjtës gjini, këto marrëdhënie rrallë janë të thella apo mbështetëse emocionalisht. Presionet shoqërore për të qenë të fortë, konkurrues dhe larg nga ndjeshmëria, kufizojnë mundësinë e lidhjeve të sinqerta. Kjo i bën të preferojnë të qëndrojnë në marrëdhënie të pafavorshme sesa të përballen me rrezikun e vetmisë.

Në fund, ekspertët theksojnë se burrat kanë nevojë për mbështetje dhe një rishikim të asaj që do të thotë të jesh burrë — duke kuptuar se sinqeriteti emocional dhe kujdesi ndaj vetes nuk janë shenja dobësie, por forcë.