“GRATË NUK QAJNË MË” - Shakira triumfon në Miami: Fëmijët e mi janë arsyeja pse jam gjallë!

Turneu i kolumbianes që theu rekordet e shitjes, mblodhi 2 milionë fansa. Shakira kthehet më e fortë pas sfidave personale, ndarjes nga Piqué dhe akuzave tatimore. Një shfaqje spektakolare me 13 ndryshime veshjesh, performanca energjike dhe momente prekëse. Skenën e ndau edhe me fëmijët e saj, Sasha dhe Milan, që kënduan krah këngetares.

Turneu “Gratë Nuk Qajnë Më” i Shakirës po bën bujë kudo. Pas sfidave që kaloi, nga ndarja me Gerard Piqué, sëmundja e babait, e deri te akuzat tatimore, Shakira u rikthye më e fortë se kurrë.

Një shfaqje që ka thyer rekordet e shitjes, me 64 koncerte dhe 2 milionë fansa që e ndoqën nga Amerika e Veriut dhe e Jugut. Turneu i Shakirës ka marrë më shumë se 150 milion dollarë në shitje biletash

Në skenën gjigante, Shakira ndërroi 13 veshje, performoi vallet tradicionale, luajti kitarë, dhe dhuroi emocione që prekën zemrat e të pranishmëve.

Një nga momentet më prekëse ishte “Acróstico”—kur Sasha dhe Milani, fëmijët e saj, u shfaqën në ekran dhe kënduan junto me nënën e tyre, që u shpreh: “Ata janë arsyeja që qëndroj e fortë.”

“GRATË NUK QAJNË MË” - Shakira triumfon në

Shakira e ka përdorur skenën si vend force, qëndrueshmërie dhe ripërtëritjeje.

Një mesazh që vjen nga përvoja e saj: pavarësisht sfidave, jeta vazhdon, dhe nga dhimbja mund të lindë diçka edhe më e madhe.

Turneu “Gratë Nuk Qajnë Më” dëshmon se Shakira, me pasion, talent dhe vendosmëri, qëndron sërish si mbretëresha e muzikës latine.