FOTOT/ Rita Ora merr gjithë vëmendjen rrugëve të Londrës, shfaqet përkrah…

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në publik. 34-vjeçarja dukej magjepsëse gjatë një performance surprizë në Londër, pranë stacion8it King’s Cross.

Artistja me origjinë shqiptare u shfaq në skenë së bashku me aktorin e famshëm Will Smith, duke ndezur atmosferën mes fansave të shumtë të pranishëm.

Ylli i muzikës u shfaq me një veshje provokuese bardh e zi – një xhaketë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra të së njëjtës ngjyrë dhe dizajn, duke theksuar format e saj trupore.

Ndërkohë pamjen e kompletoi me taka të larta, syze dielli dhe vëthë të mëdhenj argjendi. Ndërsa pjesëmarrja në “TikTok LIVE” me DJ AG bëri që momenti të shpërndahej menjëherë në rrjet.

FOTOT/ Rita Ora merr gjithë vëmendjen rrugëve të

Në skenë iu bashkua edhe aktori 56-vjeçar, i cili u shfaq me një xhaketë të kuqe lëkure, duke i dhënë më shumë energji performancës me disa nga hitet e tij.

Në turmë u vu re edhe bashkëshorti i Ritës, regjisori Taika Waititi, ndërsa pas performancës, Rita dhe Will u përqafuan mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të fansave.

Përveç kësaj surprize, Rita ka vazhduar të promovojë këngën e saj më të re, “Heat”, e publikuar të premten. Në një video të postuar në rrjete sociale, ajo u shfaq me bikini portokalli pranë pishinës, duke shfaqur fizikun e saj dhe duke shkruar:

“Vera 2025 sapo u bë më e nxehtë”.