Dietologia Kalleshi tregon çfarë të shmangim dhe çfarë të konsumojmë për një trup të shëndetshëm gjatë verës

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", dietologia Anila Kalleshi ndau këshilla të vlefshme për përballimin e temperaturave të larta gjatë verës, duke theksuar rëndësinë e hidratimit dhe ushqimit të lehtë për të shmangur lodhjen dhe rënien e tensionit.

"Ndryshimi i temperaturave natyrisht në stinën e verës sidomos kur temperaturat fillojnë të ngrohen, trupi është në një luftë mer balancën e temperaturës që i ndodh organizmit.

Pra, kemi një rritje të temperaturës dhe ne për këtë ne duhet domosdoshmërisht të bëjmë gjithçka për të rregulluar temperaturën e trupit tonë dhe për të përballuar djersitjen, lodhjen, këputjen ndoshta pafuqinë që mund të ndodhi gjhatë kësah stine të verës.

Pikërisht për këtë, natyra ka menduar shumë duke sjell ushqime shumë të lehta në kalori, tani ndodh edhe zhveshja e njerëzve nga rrobat e trasha dhe dalin në pah dhe gabimet apo moskujdesi që ka qenë gjatë stinës së dimrit.

Është e rëndësishme për të qenë të hidratuar sepse natyrisht me mungesën e lëngjeve në organizëm, pra djersitjet e tepërta dhe mos konsumimi i ujit të tepër mund të kemi shfaqje të tensionit të ulët. Për këtë mund të kemi këputje, gjendje të fikti shumë shpesh", u shpreh Kalleshi.