Bilanci i rëndë i Moskës në fushëbetejë, Rusia ka humbur rreth 1 mln ushtarë nga nisja e luftës në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2025, 08:10
Rusia ka humbur 998,080 ushtarë në luftime që nga pushtimi i plotë i Ukrainës, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës në një deklaratë.
Ndërsa shtabi i përgjithshëm nuk e specifikoi, kjo shifër kuptohet se përfshin të vrarët, të plagosurit, të zhdukurit dhe të kapurit rob.
Humbjet e mëtejshme përfshijnë gati 11,000 tanke, 40,000 dronë dhe gati 30,000 sisteme artilerie, sipas shtabit të përgjithshëm.
