Trump: Të arrestohen të gjithë ata që mbajnë maskë në trazirat e Los Anxheles
Donald Trump deklaroi se situata në Los Anxheles është “shumë e keqe”, duke urdhëruar “të arrestohet kushdo që mban maskë”.
Presidenti njoftoi dje se planifikon të dërgojë 2 000 trupa të Gardës Kombëtare në Kaliforni për të shuar protestat që filluan të premten në qendër të Los Angeles dhe që atëherë janë përhapur.
Disa protestues u filmuan duke mbajtur maska ndërsa i vinin flakën një makine.
‘’Oficerët e policisë së Los Angeles janë “nën sulm” nga protestuesit që protestojnë politikat anti-imigracion të administratës Trump, dhe policia po bën më shumë arrestime’’, theksoi kapiteni i policisë së qytetit Raul Jovel.
Policia njoftoi se 60 persona u arrestuan në përleshjet që shpërthyen gjithashtu në San Francisko në protesta kundër politikave të qeverisë për imigracionin.
