Gjyqtarja Arnisa Këlliçi nominohet për çmim ndërkombëtar Poezie
Një emër i dëgjuar për të tjera zhanre, sot surprizon.
Arnisa Gorezi (ish-Këlliçi) ka fituar çmimin modest të “Tirana Contemporary Poets”.
Por pas kësaj, poezia e saj dedikuar dy djemve të saj, duket se ka fituar famë.
Ajo është tashmë e nominuar për çmim ndërkombëtar të Letërsisë.
Më poshtë poezia e saj dedikuar djemve:
Djemve...
Flenë kulla të Tiranë me kryet nën qiell,
Por unë ndonjëherë rri zgjuar,
Ato mbase janë vetmuar nga netët,
Netët prej meje, ama, aspak vetmuar.
I fsheh britmat e Tiranës ku po ju rris,
Nuk janë për veshët, e as për mendjen tuaj,
Shurdhuar nga të padrejtët,
Të padrejtët aspak shurdhuar.
Ju mësoj sa mundem atë që nesër do e quani histori,
Dhe pse do ju kem larguar,
Ky vend do të humbasë dy mendje drite,
Por ju s’do humbisni, do keni fituar.
Dy ide të vetme dua t’ju lë pasuri,
Keni le të lirë, të drejtë, e për to ia vlen,
Në çdo vend e çdo kohë, pa hezitim,
Të luftoni kahera, pa pushkë, veç me penë!
E në fund do ju lë dhe ca kuti me libra,
Po mundohem t’ju mësoj tashmë me to,
Dhe pse do rroj gjatë, po ua them,
Librat do m’i mbroni në çdo kohë!
