Po notonte në plazh, 13-vjeçarja në Vlorë rrezikon mb*tjen, dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2025, 11:49
Një 13-vjeçare ka rrezikuar mbytjen në det teksa ishte duke noturar, ndërsa ndërhyrja në kohë ka bërë që të shmanget tragjedia.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër” në Vlorë.
Policia bën me dije se aktualisht 13-vjeçarja po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Vlorë.
