Themeli: Turizmi dyfishoi eksportet në 9,1 miliardë euro

Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tha dje se zhvillimi i turizmit dyfishoi eksportet shqiptare në vitin 2024 në vlerën 9,1 miliardë euro”.

Gjatë një interviste televizive ai bëri të ditur se, ekonomia shqiptare në vitet 2018-2019, përpara tërmetit dhe pandemisë, kishte një vëllim total eksportesh prej 4 miliardë euro, ndërsa vitet e fundit ky tregues po shënon trend rritje të qendrueshme.

Në qendër të këtij përmirësimi qëndron sektori i turizmit, një realitet i prekshëm për një pjesë të madhe të publikut shqiptar. Nga një fluks hyrës valutor prej 2 miliardë euro disa vite më parë, turizmi ka gjeneruar 5 miliardë euro në ekonominë shqiptare në 2024″, deklaroi Themeli.

Sipas tij, ekonomia po performon pozitivisht në aspektin financiar dhe treguesve makroekonomik.

“Kredia me probleme është në niveli më të ulët të 15 viteve të fundit vetëm 4%.

Rritje e peshës së kredisë në lekë nga 25% një dekadë më parë u rrit në 55% aktualisht. Ndërsa rreth 2/3 e portofolit të kredisë bankare shkon për bizneset shqiptare”, u shpreh ai.

Themeli vuri në dukje se, segmenti me rritjen më të shpejtë vjetore është kredia për bizneset.