''Skena politike është bërë teatër i turpshëm'', Abazi: Kuvendi i Kosovës, i sforcuar nga Albin Kurti

Ish-zëvendës kryeministër si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi në një intervistë në Ora News u shpreh se Kuvendi i Kosovës është i sforcuar nga Albin Kurti.

Abazi: Është një tragji-komedi si duket ky teatri meqë nuk po funksionon për 4 vite.

Është bërë e gjithë skena politike një teatër i turpshëm.

Ju atje shkatërruar teatrin, ne këtu e mbyllëm teatrin.

Tani kemi bërë teatrin politik.

Kjo nuk është momenti i ri i krijuar në Kosovë, është një pasojë e një periudhe më shumë se 5-vjeçare e cila realisht në mënyrë graduale ka degraduar integritetin dhe seriozitetin e institucioneve, sidomos të parlamentit.

Unë kam tërhequr vëmendjen disa herë që i gjithë funksionimi i parlamentit të Kosovës ka qenë në një vdekje klinike dhe i monopolizuar krejtësisht nga Kurti, nga ekzekutivi i udhëhequr nga Kurti.

Duke sforcuar, kontrolluar dhe imponuar çdo vendim të komisioneve parlamentare dhe tani kjo doli në pah.

Atë që dikur publiku në Kosovë ose nuk donte ose nuk mundte ta kuptone se çfarë po ndodh.

Tani e ka të qartë  se ka të bëjë me një dorë të hekurt, një autokrat të vonuar të stilit të bllokut socialist i cili mendon që me mendjen e tij të vetme mund të orientojë dhe orkestrojë skenarë politik të demokracisë në Kosovë.