Kreu akte të turpshme para një gruaje, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Selanik

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë ne prangat e policisë në Selanik të Greqisë, pasi akuzohet se kreu akte të turpshme në sy të fqinjës së tij.

Siç raportojnë mediat në Greqi, ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, kur 44-vjeçari u masturbua para fqinjës së tij.

Kjo e fundit telefonoi menjëherë policinë, e për rrjedhojë 44-vjeçari u arrestua.