''Janë 30 organizata kundër nismës'', Sula: Plani i menaxhimit të Spaçit, nuk përkon fare me ç'ka ndodh atje sot
Aktivisti ‘Tek Bunkeri’, Arnen Sula i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se plani i menaxhimit të Spaçit nuk përkon fare me ç’ka po ndodh atje sot.
Sula: Në fakt ne si organizatë kemi vite që merremi me Spaçin edhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ish të përndjekur politikë të cilët kanë vuajtur dënimin në Spaç.
Por edhe këtë vit të fundit kemi qenë duke marrë rrëfime edhe nga njerëz të cilët kanë qenë pjesë e administratës së Spaçit.
Me thënë të drejtën këto pamje për mua ishin shumë shqetësuese edhe e ndjeva si borxh kundrejt të gjithë të burgosurve politikë që kam takuar përgjatë këtyre tre viteve.
Edhe janë një numër goxha i konsiderueshëm njerëzish që kam takuar edhe ato nuk janë fare në dijeni të kësaj çfarë po ndodh.
Edhe nga ana tjetër kam qenë herë pas here pjesë e dëgjesave publike që bëheshin për planin e menaxhimit të Spaçit edhe me thënë të drejtën këto dëgjesa publike nuk përkojnë fare me ose më saktë plani i menaxhimit të Spaçit nuk përkon fare me ç’ka po ndodh atje sot.
Fatmirësisht deri tani janë mbledhur rreth 30 organizata të shoqërisë civile dhe grupe independente kundër kësaj nisme.
