E ftoi Kombëtarja e moshave, 17-vjeçari firmos kontratë 3-vjeçare me Dinamon

Bjorni Duka ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Dinamon. Mesfushori i kryeqytetasve u ftua dje nga Kombëtarja U-19 për miqësoret e qershorit.

Duka është 17 vjeç dhe shikohet me perspektivë për të ardhmen. Këtë sezon pati debutimin e tij me dinamovitët.

Njoftimi i Dinamos:

“Bjorni Duka, lojtar i Akademisë së Dinamos, ka firmosur kontratën e parë si profesionist. Mesfushori 17-vjeçar, pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ka nënshkruar për 3 vjet me klubin tonë.

Akademia e Dinamos është gjithmonë në fokusin e presidentit Adrian Bardhi dhe klubit, pasi qëllimi është që kampionët e së ardhmes të lindin dhe rriten në shtëpi.

Pritet që rrugën e Dukës ta ndjekin shumë shpejt edhe elementë të tjerë të talentuar të Akademisë”.