100 FUTBOLLISTËT MË TË PAGUAR! Yamal kryeson me 402 mln euro, Haland i dyti me 239! Tre lojtarë nën 18 vjeç me vlerë mbi miliona euro
Lamine Jamal edhe pse 17 vjeç renditet lojtari me vlerën më të lartë me 402 milionë euro, gati dyfishi i faturës së haland që mban vendin e dytë. Në listën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë janë dhe dy emra të tjerë që ende pa mbushur 18 vjeç kushtojnë miliona euro
Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen e re të 100 lojtarëve me vlerën më të lartë në tregun e transferimeve, dhe në krye të saj qëndron pa surprizë supertalenti spanjoll Lamine Yamal. Me një vlerësim marramendës prej 402,3 milionë euro, 17-vjeçari i Barcelonës është lënë shumë pas rivalët më të afërt në këtë klasifikim, madje vlera e tij shkon rreth sa dyfishi i vendit të dytë.
Në moshën më të re të renditur në krye të listës është dhe shoku i skuadrës së Yamal, Pau Cubarsi i cili luan në mbrojtje te Barcelona. Ai ka një vlerë prej 118 milionë euro dhe renditet i 12 kur është 18 vjec e katër muaj. Ndërkaq në moshën 18 vjec e 1 muaj Estevão Ëillian renditet i 49 ti me një vlerë prej 82.4 milionë euro.
Në podium pas Yamal renditen Erling Haaland me 239,6 milionë euro nga Manchester City dhe Jude Bellingham 233,8 milionë euro i Real Madridit. I katërti në listë është Kylian Mbappé, tashmë pjesë e Real Madridit, i cili vlerësohet 192,5 milionë euro – duke u shpallur francezi me vlerën më të lartë në botë. Me 26 vjet e gjysmë, ai është gjithashtu lojtari më i moshuar në Top 10.
Lista e CIES konfirmon gjithashtu dominimin e Premier League, me 42 lojtarë të përfaqësuar ndër 100 më të mirët, shumë përpara La Liga-s spanjolle me 19 emra. Por klubi më i përfaqësuar është Paris Saint-Germain, fituesi i saposhpallur i Ligës së Kampionëve, me plot 11 lojtarë në renditje ku spikasin Joao Neves, Désiré Doué dhe Bradley Barcola në vend të 25
TOP 10 LOJTARËT
Lamine Yamal (Barcelona) – 402,3 milionë €
Erling Haaland (Man. City) – 239,6 milionë €
Jude Bellingham (Real Madrid) – 233,8 milionë €
Kylian Mbappé (Real Madrid) – 192,5 milionë €
Jamal Musiala (Bayern) – 154,8 milionë €
Pedri (Barcelona) – 143,7 milionë €
Vinicius Jr. (Real Madrid) – 130,4 milionë €
Cole Palmer (Chelsea) – 126,5 milionë €
Julian Alvarez (Atl. Madrid) – 126 milionë €
Florian Wirtz (Leverkusen) – 122,3 milionë €
Vlerësimi i CIES tregon qartë se talenti i ri, stabiliteti kontraktual dhe performanca në nivele të larta ndërkombëtare janë faktorët kryesorë që ndikojnë në vlerën e tregut të futbollistëve në epokën moderne.


