Osmani pret me ceremoni shtetërore kreun e Antigua e Barbuda nga Amerika Qendrore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2025, 18:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur me ceremoni shtetërore, kreun e shtetit Antigua dhe Barbuda, guvernatorin e përgjithshëm, Rodney Williams.
Guvernatori i përgjithshëm Rodney Williams dhe Zonja e parë Lady Sandra Williams ndodhen për vizitë në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.
Antigua dhe Barbuda janë shtet i Karaibeve në Amerikën Qendrore. Ky shtet ka njohur pavarësinë e Kosovës në muajin maj të vitit 2015.