FOTO/ Arsenal armësh në Rugovë, arrestohen pesë persona

Pesë persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Rugovë të Gjakovës, pasi që dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në ambient të hapur.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, është kryer një bastisje në lokacionet e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion:

Një pushkë gjuetie me 77 fishekë

Një armë automatike EN MP5 9x19 mm me 39 fishekë kalibër 7.62x39 mm

Një armë SA-47 me 3 karikatorë dhe 56 fishekë kalibër 7.62x39 mm

Një armë e shkurtër (pistoletë) me 2 karikatorë dhe 23 fishekë 9x19 mm

Një karikator i revoles 9x19 mm

Disa gëzhoja të armëve të ndryshme

Pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.  

FOTO/ Arsenal armësh në Rugovë, arrestohen pesë persona