Shqiptari vr*u shqiptarin në Mal të Zi, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2025, 10:11
Shtetasi nga Kosova Binak Kabashi, i cili u plagos rëndë dy netë më parë me armë zjarri pranë Kishës së Shën Gjergjit, poshtë kodrës së Goricës në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ndërroi jetë.
Lajmin e konfirmuan mediat nga Mali i Zi, por edhe nga Kosova, të cilat publikuan dhe dinamikën e ngjarjes.
Pas raportimit të ngjarjes, policia malazeze u vu në kërkim të autorit. Gjatë ditës u njoftua se i dyshuari me inicialet E.B. është mundur të arrestohet në zonën pranë lumit Moraça. Mbi të rëndon akuza e vrasjes.
