Vdes turisti anglez në Durrës, sa të sigurta janë plazhet shqiptare? Vrojtuesi Egland Rexha: Ja situata
Një turist i huaj ka humbur jetën dhe një i dytë është gjetur në situatë kritike nga Policia Kufitare, gjatë një patrullimi rastësor në ujërat detare shqiptare ditën e djeshme.
E ndërsa është ngritur sipari i sezonit të ri turistik ajo që mbetet e paqartë është siguria në plazhet e Shqipërisë.
Për të mësuar më shumë mbi situatën në terren, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte Egland Rexha, vrojtues plazhi.
“Sa i përket sigurisë në plazhe, ne kemi ngritur perimetret e sigurisë, por ende nuk ka nisur fluksi në plazhe, kështu që situata është e qetë.
Ajo që vihet re është se edhe bizneset në plazhe e kanë kuptuar se janë të domosdoshëm vrojtuesit e plazheve”, u shpreh Rexha.
Sa i përket mjeteve motorike të ujit Rexha u shpreh se ka raste të futjes së tyre brenda perimetrit të ndaluar, por se gjithçka zgjidhet edhe me mirëkuptimin e tyre, pasi siç tha, “kemi të bëjmë me jetën e njerëzve dhe pushuesit duan që të jenë sa më të sigurtë.”
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME VROJTUESIN E PLAZHIT EGLAND REXHA

