R*a nga çatia e kishës, ndërron jetë prifti Kristaq Viso

Prifti Kristaq Viso, i cili ra nga çatia e Kishës, ka ndërruar jetë ditën e sotme. 

Lajmi për ndarjen nga jeta të priftit e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë Korçë në një postim në rrjetet sociale.

“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso”, shkruhet në postim, duke shtuar: “Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve”.

Postimi i Mitropolia e Shenjtë Korçë:

Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!

Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!