Lamtumira e radhës te Partizani, titullari konfirmon largimin

David Domgjoni ka mbyllur bashkëpunimin me Partizanin. Mbrojtësi ka njoftuar vendimin zyrtar përmes rrjeteve sociale.

Domgjoni u afrua si okazion te kryeqytetasit duke qenë lojtar i lirë. Më pas fitoi edhe vendin e titullarit duke u kthyer në lider për skuadrën.

Palët nuk kanë pasur akord për të vazhduar bashkëpunimin, kështu kanë ndarë rrugët. Ky është largimi i dytë zyrtar pas Taipit.

Postimi i plotë:

Faleminderit @fkpartizani 

Ishte privilegj dhe kenaqesi te isha pjese e ketij ekipi te madh me tifoza te mrekullueshem

Faleminderit presidences,trajnerave dhe gjithe bashklojtareve, ju uroj shum suksese ne te ardhmen…  #DD66