Ndeshja me Serbinë, Lamçe: Shumë futbollistë në listë nuk luajnë rregullisht në ekipet e tyre

Në emisionin “Ora Sport” Shpëtim Lamçe ish-arbitër futbolli tha se trajneri i kombëtares tonë duhet të merrte edhe nga kampionati shqiptar.

Lamçe: Ka zgjedhur një ekip të mirë, por mendoj se duhet të merrte edhe nga kampionati shqiptar. I duhet dhënë edhe këtyre mbështetje dhe përkrahje. Janë shumë futbollistë që janë në listë dhe nuk luajnë rregullisht në ekipet e tyre.