ZYRTARE/ Largimi i dytë, Vora ndan rrugët me një tjetër mesfushor

Odirah Ntephe është zyrtarisht largimi i dytë nga Vora. Klubi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale mbylljen e bashkëpunimit.

Ndër të tjera, mesfushorin e falenderojnë për kontributin dhe i urojnë suksese për të ardhmen. Rikujtojmë që ditën e djeshme u largua edhe mesfushori Gresild Lika.

Postimi i plotë

Futboll Klub Vora njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Odirah Ntephe. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Ntephen për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij.