EMRAT/ Aksident TRAGJIK në Bilisht, humb jetën 67-vjeçari

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në qytetin e Bilishtit.

Sipas të dhënave paraprake, makina me drejtues shtetasin Besim Stena 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Besar Kyçyku, 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka  ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, 67-vjeçari Stena.

Devoll/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S  67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç. 

Si pasojë e përplasjes ka  ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.