KUJDES NGA SALMONELA! Rrezik në rritje gjatë verës! Ekspertja kërkon vigjilencë dhe kujdes në zinxhirin ushqimor

Me rritjen e temperaturave në stinën e verës, rreziku për shpërthimin e infeksioneve ushqimore, si salmonela, bëhet gjithnjë e më i pranishëm. Ekspertja e sigurisë ushqimore, Esmeralda Ballesha apelon për vigjilencë. Ajo u bën thirje operatorëve të  biznesit ushqimor të sigurojnë gjurmueshmërinë e produkteve që tregtojnë

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku për sigurinë ushqimore. Ekspertja e sigurisë ushqimore, Esmeralda Ballesha, ka ngritur alarmin për shtimin e rasteve me salmonelë dhe nevojën për të qenë më të kujdesshëm, sidomos në ruajtjen dhe përpunimin e produkteve ushqimore.

Ekspertja thekson se operatorët e biznesit ushqimor kanë detyrim ligjor të sigurojnë gjurmueshmërinë e produkteve, masë që ndihmon në mbrojtjen e konsumatorëve në raste kontaminimi.

Ekspertja thotë se fëmijët dhe të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj salmonelës, për shkak të sistemit imunitar më të dobët.

Përveç subjekteve që operojnë në fushën ushqimore,  Ballesha apelon për vigjilencë edhe nga ana e qytetarëve.