ASAMBLEJA/ Shqipëria vazhdon të ketë një kërkesë të fortë për produktet e mikro-financës

Në mbështetjen e bizneseve dhe familjeve në investime një rol të fortë këto vite të fundit kanë pasur edhe bankat.

Nga sektori i mikro-financave portofoli  i kredive arriti në vlerën 6.65 miliardë lekë, me rritje 8.2 % në 2024, ndërkohë që të ardhurat operacionale të aktivitetit u rritën me 8.8%.

Në Asamblenë e Mikro-financave u theksua se dominim kanë pasur huatë për sipërmarrjet e mesme e të vogla, por edhe bujqësia.

Ekspertët në këtë takim u shprehën se Shqipëria vazhdon të ketë një kërkesë të fortë për produktet e mikrofinancës.

Në takim u theksua domosdoshmëria për rritjen e inovacionit por edhe shërbimeve digjitale.

ASAMBLEJA/ Shqipëria vazhdon të ketë një kërkesë