''Nuk ka siguri 100% në infeksionet salmone*are'', Sulaj: Infeksioni mund të futet në rrugë të ndryshme

Dekani i Bioteknoligjisë dhe Ushqimit, UBT, Kapllan Sulaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se nuk ka siguri 100% në infeksionet salmonelare pasi infeksioni në një fermë mund të futet në rrugë të ndryshme.

Sulaj: Salmonelat janë patogjenë të cilët mund të futen në çdo kohë në tufat e shpendëve.

Infeksioni i salmonelave në një fermë mund të futet në rrugë të ndryshme, nga ushqimi, nga ajri nga toka.

Mund të futet nga insektet nga zogjtë.

Pra mënyrë e kontaminimit është shumëfishe.

Nuk ka siguri 100% në infeksionet salmonelare.

Problemi është shumë kompleks.

Pra nuk mund të thuhet që kemi kontrolluar një herë apo dy herë në një fermë apo disa ferma, nuk kemi gjetur salmonela dhe mund të konsiderojmë që kjo tufë është e pastër nga salmonelat.

Infeksioni mund të shpërndahet në kohë të ndryshme por edhe në largësi të ndryshme gjeografike.