Tendencat e reja në tregun e punës! Muça: Prioritet degët që krijojnë mundësinë e vetëpunësimit! Rritet interesi për Arkitekturën
Tregu i punës në Shqipëri po ndryshon, duke u bërë më dinamik dhe i orientuar drejt punëve që mundësojnë orare fleksible. Si pasojë e kësaj, sipas Eksperti i punësimit, Erion Muca, edhe prëzgjdhja e degëve për studim ka ndryshuar në vitet e fudnit. Degët si Menaxhimi i Biznesit, apo edhe Shkencat Mjekësore mbeten ndër më të kërkuarat pasi ofrojnë mundësi të shpejta punësimi
Tregu i punës në Shqipëri po pëson ndryshime nga viti në vit. Eksperti i punësimit, Erion Muça, thotë se sot nuk është më vetëm çështje dege studimi, por edhe lloji i punës që individët do të zgjedhin të bëjnë.
Një nga prirjet më të reja janë degët që garantojnë vetëpunësim, sidomos nëpërmjet talenteve individuale. Kjo vjen edhe për shkak se të rinjtë kërkojnë të shmangin format tradicionale të punësimit, atë të me kohë të plotë në kompani.
Tendencat e reja tregojnë se degë si Menaxhimi i Biznesit mbeten të preferuara, ndërsa fushat si Shkencat Mjekësore, Infermieria dhe Fizioterapia ofrojnë mundësi të shpejta për punësim.
Po ashtu sipas Muçës ka një interes në rritje për degen e Arkitekturës më shumë sesa për Inxhinierinë e Ndërtimit.
Eksperti thotë se mundësitë dhe hapësirat e reja në treg po formojnë një realitet të ri për profesionistët ku punët individuale janë në fokus.

