Dy shtetas algjerianë arratisen nga Qendra e Azilantëve në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 12:35
Dy shtetas algjerianë janë arratisur të enjten pasdite nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Ngjarja është raportuar menjëherë tek autoritetet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Sipas informacioneve zyrtare, dy të dyshuarit janë të gjinisë mashkull dhe ndodhen aktualisht në kërkim. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po e ndjek çështjen në koordinim me Policinë e Kosovës.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se si ka ndodhur arratisja, ndërsa nuk dihet ende nëse personat e arratisur përbëjnë ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët.
