Masa të reja për emigrantët/ Guri: Greqia ka një mori ligjesh që njëra mban tjetrën

I ftuar në "Ora News", eksperti i çështjeve të emigracionit, Etmond Guri, tha se sfidat ligjore në Greqi po prekin drejtpërdrejt edhe emigrantët shqiptarë.

" Kemi disa çmime të reja të cilat fatkeqësisht nuk janë në pritshmëritë që ne do të donim përveç faktit se në Greqi jemi mësuar të përballemi me sfida që janë ndryshimet ligjore, problematikat apo burokracia. 

Ndërkohë në këtë moment vjen dhe Bashkimi Europian, i cili po ngadalëson dhe pengon disa kategori të emigracionit dhe kjo automatikisht prek dhe një pjesë të shoqërisë shqiptare që jetojnë në Shqipëri.

U deshën dy dekada e gjysëm që Greqia të përpiqej të harmonizonte kuadrin ligjor të emigracionit me atë të BE-së.

Kurrë nuk ia doli dhe kurrë nuk u respektuan afatet kohore dhe parashikimet ligjore", u shpreh Guri.