Gjatë punimeve zbulohet një gr*natë dore në Mitrovicën e Veriut, ndërhyn policia e Kosovës: Është prodhim serb
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2025, 18:56
Një mjet i dyshimtë, që rezultoi të jetë granatë dore e modelit M-75, është gjetur sot në rrugën “Xhon Kenedi” në Mitrovicën e Veriut.
Granata u gjet gjatë punimeve për rregullimin e trotuareve.
Policia bën me dije se rasti u raportua rreth orës 14:28.
Njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku menjëherë është bërë sigurimi i perimetrit dhe ndërmarrja e masave për garantimin e sigurisë publike. Në vendngjarje ka dalë edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (EOD), e cila ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Pas ekzaminimit, u konfirmua se bëhet fjalë për një granatë dore M-75, prodhim serb.

