Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit: Do të hyjmë në Gaza me të gjithë forcën e nevojshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 12:01
Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, i ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, tha se ishte “koha për të hyrë në Rripin e Gazës me të gjithë forcën e nevojshme”, pas rezervave të Hamasit në lidhje me propozimin e ri të armëpushimit të SHBA-së.
“Zoti kryeministër, pasi Hamasi e ka hedhur poshtë përsëri marrëveshjen e propozuar, nuk ka më justifikime. Ne kemi humbur tashmë shumë mundësi’’, shkroi Gvir në X drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
”Është koha për të hyrë me të gjithë forcën e nevojshme, pa u lëkundur, për ta shkatërruar dhe vrarë plotësisht Hamasin në Rripin e Gazës”, theksoi ai.