BE shton presionet, Canaj: Kosova po ballafaqohet me një lloj puçi institucional. Dy opsionet për daljen nga ngërçi
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas nga Prishtina njoftoi se BE ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës.
Por pavarësisht këtij mesazhi pozitiv, bllokada e ngritjes së institucioneve paszgjedhore më Prishtinë ka vijuar edhe përgjatë këtyre ditëve, ç’ka ka shkaktuar disi nervozizëm në ambasadat e akredituara në Kosovë, ku ambasadorë të vendeve të BE-së i kanë bërë edhe gjatë ditës së sotme thirrje forcave politike që të mos vonohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë në Prishtinë, në një intervistë për “Ora Neës” në hapësirën “Për shqiptarët”, ish-diplomat, tashmë profesor në Prishtinë Blerim Canaj, u shpreh se Kosova po ballafaqohet me një lloj puçi institucional.
“Faktikisht Kosova po ballafaqohet me një lloj puçi institucional. Kjo për arsye se ne kemi një qeveri në detyrë e cila në fakt nuk mund të jetë aty për shkak edhe të ligjit të Kosovës nuk mund të jesh edhe deputet edhe ta luash rolin e kryeministrit, apo të ministrave.
Në këtë kontekst, bashkësisë evropiane dhe asaj ndërkombëtare iu duhet një partner legjitim, por për të realizuar këtë duhet personi apo institucioni legjitim kontaktues.
Dhe në momentalisht Kosova po ballafaqohet me këtë ngërçin, i cili ka kapluar dhe mund ta quajmë që është një ngërç i qëllimshëm dhe krejt kjo për shkak të një emri që duhet për Kuvendin e Kosovës, dhe cilësinë e propozimit e ka partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje.
Normalisht ka filluar loja e ping-pongut mes partsë fituese dhe partive të tjera dhe pritet që Vetëvendosje të propozojë një emër tjetër gjë që nuk po e bën.
Tanimë kanë mbetur dy opsione që të dilet nga kjo situatë: së pari shikoj propozimin e Fatmir Limajt, i cili duket se ëhstë në kontakte me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak se emri i tij mund t’i bindte partitë e tjera që ta votojnë emrin e ri.
Ose së dyti të tentohet një kompromis mes palëve, pasi politika funksionon përmes kompromiseve ku vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur tashmë si opsion për këtë”, u shpreh në analizën e tij, diplomati Blerim Canaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DIPLOMATIN BLERIM CANAJ

