Arrihet marrëveshja, Gasperini është trajner i ri i Romës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2025, 15:40
Gian Piero Gasperini është trajneri i ri i Romës dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Drejtuesit e klubit italian ndodhen aktualisht në Firence në takim me trajnerin Gasperini.
Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja pritet të finalizohet.
“Drejtuesit e AS Romës dhe Gian Piero Gasperini janë aktualisht në një takim për të finalizuar marrëveshjen.
Ai është në prag të emërimit si trajneri i ri i Romës, pas largimit nga Atalanta”, ka shkruar Romano.
Brenda javës pritet zyrtarizimi i marrëveshjes dhe Gasperini do të drejtojë Romën.
Trajneri italian do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Romën.
