U plag*s nga bashkëmoshatari me thi*ë, flet 15-vjeçari: Nuk e kam bullizuar asnjëherë, babai i tij e mësonte që të na godiste

MALIQ- 15-vjeçari i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari pas një konflikti për motive të dobëta ka dhënë detaje rreth ngjarjes. Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, 15-vjeçari tha se aktualisht ndodhet drejt përmirësimit dhe se ditën e ngjarjes ka marrë tre goditje nga bashkëmoshatari i tij.

Sipas 15-vjeçarit autori ishte një person agresiv prej familjes së tij pasi babai i tij ishte një person i alkoolizuar.

I mituri tha gjithashtu se pas një postimi të një story nga ana e autorit ata e kishin lënë të sqaroheshin pasi të kishin dalë nga shkolla por ai e kishte shtyrë dhe 15-vjeçari i ishte kundërpërgjigjur duke e ofenduar.

Gjatë bisedës në studio, 15-vjeçari theksoi se autori e kishte paramenduar kohë më parë sulmin me thikë dhe se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe një vit më parë kur ai kishte goditur me thikë edhe tre shokë të tij gjatë një ndeshje futbolli.

Më tej, ai shtoi se kishte qënë prezent kur babai i autorit i kishte kërkuar djalit të tij që cilido nga bashkëmoshatarët e ofendonte, ai duhet t’i kundërpërgjigjej duke i goditur me thikë.

“Unë jam mirë aktualisht dhe jam drejt përmirësimit. Kam marrë 3 goditje. Ai është një person agresiv prej familjes së tij sepse babai i tij është një person i alkoolizuar. Unë nuk e kam bullizuar asnjëherë autorin.

Ai ka postuar një story në rrjetet sociale për mua dhe pasi kemi dalë nga shkolla kemi tentuar të sqarohemi, por ai më shtyu dhe unë më pas e kam ofenduar. Ai e kishte të paramenduar sulmin me thikë shumë kohë më parë.

Autori ka goditur një vitë më parë edhe tre shokët e mi për një ndeshje futbolli. Pavarësishtë gjërave unë e kam falur.

 Unë kam qënë prezent kur babai i tij i ka thënë autorit që cilido nga ne që e ofendon, ai duhet t’i kundërpërgjigjet duke na goditur me thikë”, tha i mituri.