TJETËR AKSIDENT NË GALERI/ U godit nga një masiv gurësh, plago*et minatori në Bulqizë

BULQIZË- Një 40-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë, teksa po punonte në minierë.

Sipas informacioneve, minatori është goditur nga një masiv gurësh. 

Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.