Gjyqi për zhdukjen e Jan Prengës/ Prokurorja përplaset me avokatin: Bexhdili ka përdorur EncroChat. Mbrojtja: Të merren në pyetje Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi
Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi kërkohen të pyeten ne senacë gjyqësore mbi përfshirjen e kopshtarit Festim Bexhdili në rrembimin dhe vrasjen e Jan Pregës.
Mbrojtja kërkon edhe dëshminë e një vajze e cila quhet E K. Sipas avokatit Ilir Murati gjatë zbërthimit të mesazheve në aplikacionin nuk del që përmendet Festim Bexhdili apo ndonjë nofkë që mund ta identifikojnë atë.
Po ashtu kërkohet akt-eksertimi nga kamerat e sigurisë të cilat janë marr nga resorti Golden për të parë nëse ka tjetërsime apo ndërhyrje në pamjet filmike.
Një tjetër kërkesë e mbrojtjes është hapja e telefontit të Bexhdilit qe sipas avokatit nuk ështe hapur por SPAK ia ka atribuar si të tijin.
Sipas prokurorisë Festim Bexhdilit përvec aparatit të telefonit të tij gjatë momentit të arrestimit i është marrë edhe një telefon i kriptuar.
Bisedat janë bërë pasi i është marrë telefoni thotë SPAK dhe në të tilla kushte nuk mund të ketë komunikime mes Festim Bexhdili dhe personave të tjerë të përfshirë.
Murati: Gjeni një komunikim të Festim Bexhdili dhe një nga personat e ndaluar apo të përfshire në ngjarje.
Duhet të behet akt ekspertim mbi telefonin e gjetur te kopshtarit.
Ne kerkojmë ti nënshtrohen procesit gjyqsor te gjitha akt ekspertimet e kryera nga SPAK. Ne jemi të gatshëm të flasim kur duhet brenda senacës mbi ngjarjen .
Kackini: Sa i takon pamjeve filmike, nese kanë pretendime le ti shohin pamjet dhe ta kundërshtojnë atë. Pamjet i kanë edhe vetë dhe i disponojnë.
Gjykata është terhequr për vendim për kërkesat e avokatit Ilir Murati për te vendosur nëse do thirret eksperti për pamjet filmike. Po ashtu edhe mbi thirrjen e një dëshmitareje.
Festim Bexhdili u dënua fillimisht me burgim te përjetshem, më pas vendimi u prish nga Gjykata e Lartë duke e kthyer per rigjykim.

